Taulant Balla: Në Gjermani protesta paqësore për Europën e Bashkuar, në Shqipëri dëmtohet imazhi

“Nëse në Gjermani, dhjetëra mijëra veta dolën në rrugët e qyteteve kryesore në mbështetje të Europës së Bashkuar, në Shqipëri protestat prishin imazhin e vendit”, deklaron kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla duke komentuar protestat e mbajtura në Gjermani.

“Nëse në Gjermani, dhjetëra mijëra veta dolën në rrugët e qyteteve kryesore në mbështetje të Europës së Bashkuar, në Shqipëri protestat prishin imazhin e vendit”, deklaron kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla duke komentuar protestat e mbajtura në Gjermani.

Balla shprehet se në vendin tonë protesta udhëhiqen nga disa politikanë të korruptuar që mbledhin në protesta vandal, me qëllimin dëmtimin e imazhit të vendit.

“Në Gjermani me dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugët e qyteteve kryesore duke ngritur zërin e tyre në mbështetje të Europës së Bashkuar. Protestat në formën e marshimeve paqësore kundër nacionalizmit u mbajtën në shtatë qytete të mëdha të vendit: në Berlin, Frankfurt, Hamburg, Këln, Lajpcig, Mynih dhe Shtutgart. “Një Europë për të gjithë: zëri juaj kundër nacionalizmit”, ishte mesazhi i protestës, me marshimet e mbështetura nga më shumë se 100 organizata të shoqërisë civile dhe parti të ndryshme politike”, shprehet Balla, shkruan ATA.

Ndërsa në Shqipëri, shton ai, disa politikanë të korruptuar thërrasin dhe mbledhin në protesta militantë, punonjës të bashkive ku partitë e tyre qeverisin, përfshirë persona të paguar, me prirje vandale, me qëllim dëmtimin e imazhit të Shqipërisë.

“Protestat e opozitës në Shqipëri, të cilat në javët e fundit janë shoqëruar me dhunë dhe sulme kundër institucioneve, janë kundër Reformës në Drejtësi, si kusht themelor në rrugën europiane të vendit tonë, janë kundër institucioneve demokratike të zgjedhura me votë, janë përpjekje të dështuara në prag të vendimit historik të Këshillit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriu”, deklaron Balla.