Taulant Balla: Frymë pozitive për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE

 Kryetari Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla thekson se mbizotëron fryma pozitive në mbështetje të zgjerimit dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Europianë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla thekson se mbizotëron fryma pozitive në mbështetje të zgjerimit dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Europianë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton ATA.

Në një mesazh të publikuar të hënën në mbrëmje, në përfundim të ditë së parë të  konferencës së kryeparlamentarëve të Bashkimit Europianë, që u po mbahet në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, Balla thekson se, “Mbizotëron fryma pozitive në mbështetje të zgjerimit dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Europian, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky ishte mesazhi gjatë ditës së parë të Samitit të Presidentëve të Parlamenteve Europiane. Nesër miratohet deklarata e Konferencës. Parlamentet kanë një rol të rëndësishëm në shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e negociatave. Në disa vende anëtare si Gjermania apo Holanda konsultimi i qeverisë me parlamentin është i detyrueshëm, përpara sesa të shprehen në Këshillin Europian”, shprehet Balla.