Taulant Balla: Burg për ata që pengojnë zgjedhjet

PS paralajmëron opozitën me burg nëse do të tentojnë të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve në 30 Qershor. Nga Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë u shpreh se PS do të çlirojë bashkitë që deri më sot janë qeverisur nga PD dhe LSI.

PS paralajmëron opozitën me burg nëse do të tentojnë të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve në 30 Qershor. Nga Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë u shpreh se PS do të çlirojë bashkitë që deri më sot janë qeverisur nga PD dhe LSI.

Partia Socialiste është e vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit edhe nëse PD dhe LSI vendosin përfundimisht të bojkotojnë procesin.

Nga Elbasani, sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla paralajmëroi opozitën dhe mbështetësit e saj me burg nëse do të tentojnë të pengojnë zgjedhësit të shkojnë në votim apo të dëmtojnë qendrat e votimit, raporton Ora News.

“Ta harrojë Monika, Luli e Saliu që të mund ta pengojnë popullin. Nuk e bëjnë dot, është vepër penale. Dënohet me deri në 7 vite burg kushdo që pengon zgjedhësit të shkojnë në votim, kushdo që tenton të dhunojnë qoftë derën e qendrës së votimit.”

Balla u shpreh se PS në zgjedhjet vendore do të fitojë edhe ato bashki, të cilat deri me sot janë qeverisur nga PD dhe LSI, duke e cilësuar si opozitë pa alternativë.

“Shqiptarët dinë ta bëjnë fare mirë dallimin mes bashkive ku qeverisin socialistët dhe qeverive ku deri më 30 qershor qeverisin përfaqësuesit e Lulit dhe Monikës.”

Edhe për mungesën e votës së emigrantëve PS ka bërë fajtore PD.

“Ne nuk kemi arritur ende tu garantojmë votën aty ku jetojnë emigrantët për shkak refuzimit të Partisë Demokratike Rrugore, siç quhet tashmë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.”

Gjithashtu drejtuesit e PS ju kanë dhënë porosi strukturave që të ketë një komunikim korrekt dhe të vazhdueshëm me mediat si dhe në Portalin “Bashkitë që Duam”.