Tatimet mbledhin 7.6 miliardë lekë borxhe

39% më shumë detyrime të papaguara ka mbledhur administrata tatimore në muajin prill, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
39% më shumë detyrime të papaguara ka mbledhur administrata tatimore në muajin prill, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se, gjatë muajit prill 2019 janë mbledhur 2.6 miliardë lekë borxh tatimor, kundrejt 1.9 miliardë lekë të mbledhura në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të dhënat e 4-mujorit janar-prill 2019, janë arkëtuar 7.6 miliardë lekë detyrime të papaguara (borxh tatimor). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, ku u arkëtuan 5.4 miliardë lekë, gjatë këtij viti janë arkëtuar 2.2 miliardë lekë, ose 41% më shumë.

Sipas tatimeve, kjo rritje ka ardhur nga menaxhimi më i mirë i masave për mbledhjen e borxhit, nga drejtoritë e mbledhjes së detyrimeve të papaguara ka sjellë një impakt të ndjeshëm në mbledhjen e arkëtimeve.