Strukturat e Hetimit Tatimor kanë nisur një vrull kontrollesh në zonat bregdetare. Gjatë 3 javëve të aksionit në plazhe janë kontrolluar 397 biznese vetëm në rajonin e veriut, ku për gjysmën e tyre janë marrë masa me bllokim të aktivitetit ose me gjobitjen e subjekteve.
Në rajonin e Shkodrës dhe Lezhës janë vendosur gjoba në vlerën e 70 mijë dollarëve. Shkeljet më të mëdha të konstatuara janë për mos-dhënie të kuponit tatimor, mosdeklarim të punonjësve dhe 20 biznese nuk kishin bërë regjistrim të aktivitetit të tyre, shkruan klan.
Aksioni është shtrirë edhe në zonat e jugut, ku kryesisht po fokusohet të hotelet familjare, të cilat ushtrojnë veprimtari biznesi, por nuk janë të regjistruar duke shmangur taksat.
7 subjekte të tilla janë bllokuar deri në regjistrimin e tyre si subjekte me TVSH. Turizmi është evidentuar si një nga fushat me përqindjen më të lartë të evazionit fiskal, por këtë vit administrata tatimore ka rritur intensitetin e kontrolleve.