Takimi me Kurtin, mediat e Beogradit: Rama sulmon Serbinë nga Prishtina, na akuzon për manovra teatrale luftarake

Mediave serbe nuk u kanë shpëtuar komentet e Ramës nga Kosova për Serbinë. Sipas B92, Rama qartazi sulmoi Serbinë fill pas takimit me Kurtin.

Në median e mirënjohur serbe shkruhet se Rama akuzoi Serbinë për manovra teatrale luftarake e të tjera akte.

Kjo vizitë e Ramës vjen fill një javë pas nisjes së tensioneve në Veri të Kosovës dhe qartazi kryeministri shqiptar kësaj radhe u rreshtua në krah të Prishtinës, edhe pse nuk hodhi poshtë nismën “Open Balkan” që ka ndërmarrë me Vuçiç dhe Zaev.