Takimi Çavusoglu-Bolton, në fokus zhvillimet e fundit në marrëdhëniet turko-amerikane

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi një takim me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi një takim me Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton.

Çavushollu, që mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, që u zhvillua më Uashington me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, në fund të programit në kryeqytet, u takua me Bolton, raporton TRT.

Në takimin, që bëhet e ditur se zgjati rreth 40 minuta dhe kaloi në mënyrë produktive, u shqyrtuan zhvillimet e fundit në marrëdhëniet turko-amerikane.

Në programin e ngjeshur 2-ditorë, Çavushollu që mori pjesë në shumë aktivitete me në krye mbledhjen e ministrave të Jashtëm NATO-s, zhvilloi gjithashtu edhe një takim me homologun amerikan Mike Pompeo, ku u shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe u takua me homologët e shumë vendeve të tjera.