Tahiri thumbon Fatmir Xhafajn për vëllain trafikant

Pas përfundimit të seancës së mbrojtjes në gjyq, Saimir Tahiri foli para gazetarëve duke thënë se ishte në këtë gjyq vetëm se kishte shitur makinën ndërsa të tjerët, duke u referuar ish ministrit Xhafaj por pa i përmendur emrin, nuk mbajnë përgjegjësi edhe për vëllezërit trafikantë

Referenca qartazi për ish pasardhësin e tij në detyrë Fatmir Xhafaj, nuk është rastësore. Mes Tahirit dhe Xhafajt ka patur një përplasje shumë të fortë.

Edhe Xhafaj ashtu si Tahiri u akuzua dhe u detyrua të largohej pas shpërthimit të skandalit të ashtuquajtur Babale. Vëllai i tij Agron Xhafaj rezultoi se ishte dënuar në Itali dhe nuk ka kryer dënimin. Pasi PD e ngriti këtë si akuzë, Agron Xhafaj u vetëdorëzua në Itali.

“Kur flitet me përgjime që thonë shefi i madh , unë kam qenë bashkë me kabinetin e thirrur nga Rama në Dajt. Sigurisht që shefi i madh s’jemi as unë as Rama. Po mbahem pa asnjë provë.

Akuzohem që i kam shitur makinën një personi që nuk është i pandehur as këtu as në Itali (Artan Habilaj).

Thjesht është vëllai i dy njerëzve trafikantë. Po secili e ka një idiot në fis”, ka thënë Tahiri.