Tag Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Aleatët ta ndalin trysninë ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës, tërhoqi vërejtjen në siç tha, problemet në drejtpeshimin e trysnisë së bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës. Zoti Haradinaj i cili një ditë më parë u kthye nga Haga ku ishte thirrur nga Prokuroria e Posaçme për krime lufte në Kosovë, i tha korrespondentit të Zërit të Amerikës në Prishtinë, Leonat Shehu, se derisa ai është detyruar të japë dy herë dorëheqje për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare, shqetësime të tilla nuk kanë udhëheqësit aktualë serb, që ishin pjesë e regjimit të Slobodan Millosheviçit.