Haradinaj paraqitet para Gjykatës Speciale

“U pyeta për rolin në UÇK, u mbrojta në heshtje”

Ramush Haradinaj dhe Jakup Krasniqi u paraqitën sot në Prokurorinë Speciale të Hagës për Krimet e Luftës në Kosovë.

Kryeministri në largim i Kosovës tha pas përfundimit të marrjes në pyetje, se “kishte zgjedhur të mbrohej në heshtje”.

Pa dhënë detaje, Haradinaj tha se ishte pyetur për rolin e tij në UÇK, por pa pika të veçanta.

Po ashtu, kreu i AAK-së tha se nuk ishte njoftuar për një tjetër datë paraqitjeje, apo për ngritje akuzash të mundshme edhe pse u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.

Ramush Haradinaj dha dorëheqjen javën e kaluar, pas fletëthirrjes për të dëshmuar për rolin e tij në luftën e Kosovës në vitet 1998 – 1999.