Tag PD

Nuk çon vëzhgues në Komision/ PD: Reforma zgjedhore nuk mund të bëhet nga individë që duhet të ishin në burg

Partia Demokratike nuk do të çojë vëzhgues në Komisionin për Reformën Zgjedhore, siç kërkoi Kuvendi pak ditë më parë. Kjo pasi, siç njofton PD, demokratët e konsiderojnë komisionin e reformës zgjedhore, njësoj si Parlamentin, “pa legjitimitet dhe produkt të zgjedhjeve të diktuara gjerësisht nga krimi i organizuar dhe blerja e votave me paratë e pista të krimit”.