PS zgjedh kandidatët për zgjedhje, PD: Për të qeshur, e për të qarë

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas vendimit të PS për caktimin e kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka reaguar pas vendimit të PS për caktimin e kandidatëve për zgjedhjet e 30 qershorit.

Për të qeshur e për të qarë, shkruan ajo, duke shtuar se Rama pasi mbushi listat me bleresit e votave, hajdutet e taksave, gjobave te bizneseve, sherbetoret e krimit, krimin vete, paska ngritur nje task force partiake per zgjedhje.

“Qesharake dhe te pabesueshem deri ne piken e fundit! Jo vetem per perberjen e saj me specialistet e vjedhjes se zgjedhjeve, persona qe duhet te ishin para drejtesise si Gjiknuri e Manja per zgjedhjet e Dibres!”, shkruan më tej, shkruan Top Channel.

Statusi i Plotë

Për të qeshur e për të qarë.

Pasi mbushi listat me bleresit e votave, hajdutet e taksave, gjobave te bizneseve, sherbetoret e krimit, krimin vete, Edi Rama paska ngritur nje task force partiake per zgjedhje. Qesharake dhe te pabesueshem deri ne piken e fundit! Jo vetem per perberjen e saj me specialistet e vjedhjes se zgjedhjeve, persona qe duhet te ishin para drejtesise si Gjiknuri e Manja per zgjedhjet e Dibres!

Janë qesharakë e te pabesueshëm, sepse ngrene nje task force partiake per zgjedhjet, kur partia e tyre ka vetë qeverinë, vete policinë, vetë cakton “rivalët”, vetë cakton rezultatin.

Tallje me te madhe nuk mund t’u bëhet shqiptareve dhe miqve ndërkombetare, te cilet po e bejne çdo dite e me te qarte se pa çuar ne burg hajdutet e zgjedhjeve, nuk ka per te patur zgjedhje as me 30 qershor, as me 30 dhjetor.

Me pjesemarrjen me te madhe sonte ne oren 18.30 ne protesten me europiane te zhvilluar ndonjehere para kryeministrise, le te tregojme se shqiptaret nuk pranojne me te drejtohen nga nje kryeminister qe i tall dhe i vjedh çdo dite.