Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës mes dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë që presidenti Hashim Thaçi, të firmosë vendimin që Albin Kurti të jetë i mandatuari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
“Ky ishte një takim i shkurtër konsultativ pa efekte juridike lidhur me fazën e ardhshme te formimit të institucioneve”, ka thënë Kurti pas takimit me presidentin Thaçi
Pas përfundimit të takimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurtin, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se i ofron kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/es për kryeministër/re të ardhshëm/me të Qeverisë së Republikës së Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje do të takohet sot me presidentin e Kosovës. Ndërsa VV dhe LDK nuk kanë arritur marrëveshje finale për krijimin e koalicionit qeverisës, Albin Kurti ka dalë me një video-mesazh.
Fundi i vitit e gjeti presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në një deklaratë për mediat, ku ndër temat e shumta që ceku ishte edhe ajo e “minishengenit ballkanik”.
Gjatë fjalës së tij, mbajtur me rastin e fundvitit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u dërgoi mesazhe të shumta ndërkombëtarëve.
“Unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal”, ka thënë Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se më 14 dhjetor të vitit të kaluar kanë përmbyllur një proces të filluar më 2014, me të cilin i kanë vërë themelet e Ushtrisë së Kosovës.
Nuk kanë të ndalur reagimet nga Kosova,por edhe prania ndërkombëtare rreth deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili e cilësoi fabrikim të shqiptarëve masakrën e Reҁakut të vitit 1999.
"Heshtja dhe mosvizita e ndërkombëtarëve këtu për të hedhur nga një lule respekti për ata fëmijë, gra dhe pleq që janë vrarë në një formë a formën tjetër i ka hapur gojën dhe ka krijuar një amnisti dhe ka trimëruar Serbinë", theksoi Thaçi