Presidenti Thaçi: BE nuk duhet të bëjë gabim t’i hapë derën Serbisë dhe shteteve të tilla

Gjatë fjalës së tij, mbajtur me rastin e fundvitit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u dërgoi mesazhe të shumta ndërkombëtarëve.

Gjatë fjalës së tij, mbajtur me rastin e fundvitit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u dërgoi mesazhe të shumta ndërkombëtarëve.
Ndër të tjera, Thaçi u shpreh se BE- ja nuk duhet të bëjë gabim t’i hapë derën Serbisë dhe shteteve të tilla; për shkak të rrezikut që i kanoset paqes dhe stabilitetit.

“Serbia duhet trajtuar me tjetër gjuhë, tjetër strategji dhe tjetër veprim”, tha ai.

Po kështu, ai u kërkoi ndërkombëtarëve të mos interferojnë në formimin e qeverisë,raporton Top Channel.

“Kam dërguar tri ftesa në drejtim të Kurtit për t’u takuar dhe të diskutojmë për t’u nominuar. Takimi në presidencë është një pjekuri politike dhe një shëndet për demokracinë në Kosovë. Ndërsa për krijimin e qeverisë, nuk i takon as presidentit edhe as faktorëve ndërkombëtarë të ndërhyjnë dhe të japin preferenca. Askujt nuk i takojë të interferojë”, tha Thaçi.