Tag Erjon Veliaj

Nis fushata e mbjelljes së pemëve, Veliaj: 1 pemë për ditëlindje

Tirana do të rinisë fushatën e madhe të mbjelljes së 100 mijë pemëve, për të vijuar revolucionin e gjelbër për kryeqytetin. I pranishëm në aktivitetin “ECDAY 2018, “Për një Botë Plot Ngjyra” të organizuar me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Evropian, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi qytetarët t’i bashkohen nismës pozitive për qytetin.

Erjon Veliaj: E gjithë vëmendja te njerëzit

“Vëmendja jonë është tek njerëzit, që nga dita e parë e jetës deri në ditën e fundit, me gjitha shërbimet që ofrojnë bashkitë tona”. Kështu, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku prezantoi disa nga arritjet dhe projektet e pushtetit vendor.

Erjon Veliaj: Bajramin tjetër besimtarët do ta festojnë në xhaminë e ‘Namazgjasë’

Vitin tjetër Festa e Bajramit do t’i gjejë besimtarët myslimanë me një xhami të re. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, inspektuan punimet që po kryhen në Xhaminë e Namazgjasë, e cila është afër përfundimit. Kryebashkiaku e cilësoi ndërtimin e xhamisë si vepër të dobishme, jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe si një stoli për qytetin.