Tag Erjon Veliaj

Erjon Veliaj: Edhe Kabuli ka Unazë; Kush ka zaptuar e ka ndertuar pa leje, nuk e mban dot peng qytetin

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë mbyllur sot në mbrëmje me një koncert të bandës frymore të mbajtur në Sheshin Skënderbej, serinë e një sërë aktivitetesh të ndryshme festive të organizuara me rastin e 106 vjetorit të tyre. Pjesë e këtyre festimeve u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, erion Veliaj, i cili duke marrë shkas edhe nga zhvillimet e fundit në qytet, theksoi se ushtarakët janë një shembull për të gjithë shoqërinë si njerëz që respektojnë ligjet dhe rregullat.

Erjon Veliaj: Çdo martesë dhe lindje në Tiranë të festohet me një pemë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijoi aksionin e mbjelljes së pemëve në zonën që njihet si ish-Fusha e Aviacionit në Njësinë 7, nga ku u bëri thirrje të gjithë të rinjve që kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në Tiranë, por edhe prindërve që sapo janë bërë me fëmijë, që ngjarjen e rëndësishme të jetës së tyre ta festojnë duke mbjellë një pemë.

Tirana shembull suksesi nga OBSH, Veliaj: Të ulim përdorimin e makinës

Tirana është përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një nga qytetet që ka ecur më shumë në politikat për përmirësimin e ajrit, mjedisit e pastërtisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i pranishëm në konferencën “Zvogëlimi i ndotjes së ajrit – përmirësimi i shëndetit të fëmijëve”, organizuar në Gjenevë, ku morën pjesë ministra, kryetarë bashkish, krerë të organizatave ndërqeveritare etj, për të diskutuar mbi sfidat dhe gjetjen e zgjidhjeve për uljen e ndotjes.

Edicioni i dytë i “Survivor Games”, Veliaj: Terrene sportive në çdo lagje

Pas suksesit me këndet e lojërave, Bashkia e Tiranës do të nisë projektin e ndërtimit të terreneve sportive në çdo lagje. Në edicionin e dytë të kampionatit “Survivor Games”, në Parkun e Liqenit Artificial, një organizim “outdoor” që promovon jetesën aktive në natyrë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se një nga ambiciet për mandatin tjetër është shtrirja e hapësirave sportive më afër komunitetit.