
Pas mosdekretimit të papritur të ligjit për “buxhetin 2019” nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka ardhur menjëherë reagimi i kryeministrit Rama në rrjetet sociale.

Grumbullimi i mijërave prej tyre e detyroi të kërkonte falje për termin “ngelës”, të tërhiqet VKM-në për tarifat e provimeve të mbetura, e mbi të gjitha të pranonte sot në Kuvend, se protesta ishte shuplakë e fortë për qeverinë e tij, dhe për më tepër është gati të dialogojë për 8 kërkesat e tyre.

Mijëra studentë janë vendosur para Parlamentit, duke kërkuar përmbushjen e 8 kërkesave që i kanë drejtuar qeverisë Rama dhe njëkohësisht thërrasin të gjithë bashkë: “Ulni tarifat!”.

“Gati t’i plotësojmë një për një kërkesat e studentëve, por duhet një dialog me studentët në sy të publikut, për universitetin”, tha kryeministri Rama në vijim të fjalës së tij gjatë seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, duke shtuar se fton këdo që është i interesuar dhe i sinqertë të dialogojë.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi të sotmen si një tjetër ditë të humbur “me arsyen e mosarsyes”, duke iu referuar protestës së studentëve.

Burime nga Kryeministria informojnë se një grup i ngushtë pranë kryeministrit po punon intensivisht për përgatitjen e dialogut.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kryeministri Edi Rama bëri të ditur për herë të parë edhe shpërblimin që do të marrin pensionistët për festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga kërkesa për dialog ndaj studentëve. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Rama u kërkon studentëve se duhet nisur adresimi i 8 pikave, pa humbur kohë.

Kryeministri Rama, i cili ishte i ftuar në studion e “Top Show”-t të Alban Dudushit mbrëmjen e së martës, në prani edhe të disa prej studentëve që protestojnë prej më shumë se një jave në rrugë, përpara Ministrisë së Arsimit, nisi të përgjigjej thuajse një për një të gjitha kërkesave.

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në studion e “Top Show”, në Top Channel, të cilën drejtuesi Alban Dudushi e shndërroi në një vend-takimi dhe dialogimi mes tij dhe disa studentëve.