
Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Partisë Socialdemokrate Andrea Nahles, ku u diskutua procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pas një ore nis takimi mes kancelares Merkel dhe dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Fokusi këtij samiti do të jetë Kosova nga ku do të tentohet eksplorimi rrugëve dhe mundësive të reja për të rinisur dialogun e bllokuar mes Prishtinës dhe Beogradit.

Nga Elbasani, kryeministri Edi Rama ka ironizuar Monika Kryemadhin, e cila ka qenë edhe deputete në këtë qark. Ai tha se “fallxhorja”, e ka parë në filxhan që kryeministrit do t’i ndodhë diçka të keqe.
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kandidatin për Bashkinë e Elbasanit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ai u shpreh i bindur se më 30 qershor, Partia Socialiste do të fitojë të gjitha bashkitë.

Ndryshimet që kanë ndodhur në Malësinë e Madhe falë investimeve të qeverisë, nuk kanë ndodhur në 21 vite të marra së bashku.

Kryeministri Rama nga Shkodra në kuadër të turit “Bashkia që duam” ka folur për situatën politike në vend, si braktisja e parlamentit nga opozita dhe protestat.

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter për bllokimin e rrugës hyrëse në Shkodër nga ana e mbështetësve të opozitës, të cilët u munduan të pengonin kalimin e kreut të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama reagoi pas arrestimit të një tjetër të dyshuari si autor i grabitjes në Rinas.

Vlerësimi për pedagogët ishte një ndër kërkesat e protestës studentore, e cila është përkthyer në Paktin për Universitetin në një sondazh, i cili do të vlerësojë cilësinë e mësimdhënies. Platforma u prezantua nga vetë Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të “Reporterëve pa kufij” mbi lirinë e medias.