Edi Rama: Investimet në Malësinë e Madhe më tepër se në 21 vite bashkë

 Ndryshimet që kanë ndodhur në Malësinë e Madhe falë investimeve të qeverisë, nuk kanë ndodhur në 21 vite të marra së bashku.

Ndryshimet që kanë ndodhur në Malësinë e Madhe falë investimeve të qeverisë, nuk kanë ndodhur në 21 vite të marra së bashku.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në një takim me banorët e Malësisë së Madhe, ndërsa u ndal te investimet që janë kryer në këtë territor.

“Më vjen shumë mirë që jam këtu në Malësi të Madhe. Paulini më bëri vërejtje që kam bërë mungesa, por besoj se sikur të mblidhni gjithë vizitat e të gjithë kryeministrave bashkë, kanë më pak se unë si kryeministër deri tani”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë vuri në dukje angazhimin e deputetit të këtij qarku Paulin Stërkaj, për mbrojtjen e interesave të komunitetit.

“Me bashkinë e Malësisë së Madhe dhe me gjithë këtë komunitet, pavarësisht sa herë vij këtu, kontakti është shumë intensiv për shkak të Paulin Stërkajt. Vetëm debate të miat me Paulinin, po të jepeshin në televizor do të kishte më tepër se sa gjithë PD që kur është themeluar. Por janë debate për punën, për investime, për sheshin e Koplikut, investime që duam t’i çojmë deri lart në Vermosh”, – tha Rama.

Kryeministri theksoi se investimet janë fokusuar te ndryshimi i Tamarës, janë finalizuar kanalizimet, është bërë rruga e Shkrelit e me radhë, janë investime për komunitetin.

“Ne kemi bërë të mundur atë që kemi premtuar këtu 4 vite më parë kur erdhëm për të kërkuar votën. Kemi thënë që në 4 vite do të bënim për Malësinë e Madhe atë që nuk ishte bërë në dekada dhe në fakt çdo malësor sot mund të na japi të drejtë për këtë”, – tha Rama.

Duke konfirmuar rikandidimin e kryetarit aktual të bashkisë Tonin Marinaj për 4 vitet e ardhshme, Rama siguroi se do të bëhet dhe më shumë për njerëzit punëtorë të Malësisë së Madhe.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2173451889404967/