Tag Banka e Shqiperise

Fajde edhe për biznes. BSH: 17% e borxheve nga burime informale

Arrestimi i 12 personave, të enjten në qytetin e Shkodrës, ka nxjerrë në pah fenomenin negativ që ka njohur rritje të konsiderueshme vitet e fundit. Një vrojtim i posaçëm i Bankës së Shqipërisë në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar gjeti se, 17 për qind e borxheve që kanë aktualisht familjet janë marrë nga burime informale.

Shtrëngohet kreditimi

Kërkesa për financim nga biznesi ka qenë në ulje në tremujorin e tretë të vitit, ndërkohë që nga ana tjetër, bankat e nivelit të dytë raportojnë se standardet e kreditimit të sektorit privat vazhdojnë të jenë të forta, madje për biznesin e vogël dhe të mesëm ato rezultuan të shtrënguara edhe më tej.

U përfundon mandati, Këshilli i Ministrave hap aplikimet për Këshillin Mbikëqyrës të BSH

Pak ditë më parë përfundimi i mandateve për 6 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka ngritur edhe një pikëpyetje tjetër. Atë se, kur përfundon mandati i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë?! Por teksa debatet rreth kësaj teme vijojnë, kryeministria ka hapur aplikimet për të zëvendësuar vetëm 3 prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.