BSH: Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve u rritën me 11.6%

Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve shënuan rritje me rreth 11.6% në terma vjetorë, ndikuar në masë të madhe nga zgjerimi vjetor i eksportit të
Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve shënuan rritje me rreth 11.6% në terma vjetorë, ndikuar në masë të madhe nga zgjerimi vjetor i eksportit të
shërbimeve me 8.4%.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rritja e eksporteve të kësaj kategorie është përcaktuar
në masë të gjerë nga zgjerimi i shërbimeve të udhëtimit me rreth 16.2%.
Në të njëjtën kohë, një rritje e lartë është konstatuar edhe në rastin e mallrave.
Zgjerimi në terma vjetorë, shënoi 27.9%, sipas BSH, shkruan ATSH.
Për sa i përket importeve, rritja e përgjithshme për mallra dhe shërbime shënoi 7.8%. Ndikimi kryesor buroi nga rritja e importit të shërbimeve me rreth 14.3%. Sikurse në rastin e eksportit, edhe në rastin e importit të shërbimeve, rritja është përcaktuar nga zgjerimi i
shpejtë i shërbimeve dalëse të udhëtimit (rritja vjetore shënoi 19.4%).
Për këtë arsye, edhe teprica pozitive e nënllogarisë së shërbimeve është ngushtuar
me rreth 0.1% në terma vjetorë. Paralelisht, rritja e importit të mallrave shënoi
vlerën 4.0%. Kjo rritje rezultoi e pamjaftueshme për të kompensuar efektin
zgjerues të eksporit të mallrave. Si rrjedhojë, deficiti i nënllogarisë së mallrave
u ngushtua me rreth 1.8% në terma vjetorë dhe deficiti i përgjithshëm tregtar
në mallra dhe shërbime u ngushtua me rreth 3.5%.