BSH: Indeksi i çmimit të banesave mbetet i qëndrueshëm

 Indeksi i çmimit të banesave, në terma nominalë, nuk pësoi ndryshime të rëndësishme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi treguesit ekonomik.

Sipas BSH-së, në terma realë, krahasuar me indeksin e çmimit të konsumit, indeksi i çmimit të banesave regjistroi rënie prej 2.5% këtë tremujor. Ndërsa indeksi i qirasë së banesave regjistroi rënie reale prej 7.6% në tremujorin e dytë.
Raporti i indeksit të çmimit ndaj qirasë së banesave është i qëndrueshëm rreth mesatares historike të dhjetë viteve të fundit./ATSH