Super Vllaznia, mposht Besëlidhjen dhe tregon se është gati për Superligën

Canaj e nis me spektakël, Vllaznia “poker” Besëlidhjes. Ja rezultatet në Kategorinë e Parë...

Agiam Canaj është kthyer si duhet në krye të Vllaznisë. Ekipi shkodran ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Besëlidhjes në stadiumin “Loro Boriçi”. Kuqeblutë kanë dominuar takimin nga fillimi në fund dhe tashmë vazhdojnë të qëndrojnë të qetë në krye të klasifikimit.

Pjesa e parë është mbyllur 0-0, ndërsa në të dytën nisi marshimi i Vllaznisë. Ishte Junior që realizoi një perlë në minutën e 54′. Krosim nga Kruja në krahun e djathtë dhe braziliani kthehet me roveshatë për 0-1. Aq mjaftoi që Vllaznia të niste “keqtrajtimin” ndaj lezhjanëve.

Ignat dyfishoi shifrat në minutën e 63′, ndërsa goli i tretë u shënua nga Arsid Kruja në minutën e 80′. Kur u mendua se gjithçka do të mbyllej me rezultatin 3-0, ishte Arsen Hajdari shënoi për 4-0.

Në ndeshjet e tjera, Vora ka fituar 1-0 ndaj Burrelit, ndërsa po me të njëjtin rezultat Iliria ndaj Shënkollit. Të dy këto takime të vlefshme për play-out.

Në takimet për “play-out”, fituan skuadrat vendase, të dyja me shifrat 1-0. Vora triumfoi në shtëpi ndaj Burrelit, me gol të Allmetës me 11-metërsh në fundin e pjesës së parë, ndërsa Iliria triumfoi ndaj Shënkollit, me gol të Boçit në minutën e 63-të.

KATEGORIA E PARË – JAVA 21 

Grupi A / Play-off
Vllaznia-Besëlidhja 4-0
Shënues: Zhunior 54′, Ignat 63′, Kruja 80′, Hajdari 88′

Grupi A / Play-out
Vora-Burreli 1-0

Shënues: Allmeta 45+5′ (pen.)
Iliria-Shënkolli 1-0
Shënues: Boçi 63′