Sulme kamikaze në Nigeri, 30 të vdekur dhe 42 të plagosur

Nigeria është përgjakur sërshi pasi 3 shpërthime kamikaze kanë ndodhur në veri-lindje të vendit. Sulmet u shkaktuan nga grupi i njohur terrorist Boko Haram.

Si pasojë e shpërthimeve kanë gjetur vdekjen 30 persona dhe 42 të tjerë janë plagosur ku një pjesë e të plagosurve janë në gjendje kritike.

Lajmi raportohet nga Daily Trust duke cituar një drejtues të mbrojtjes civile lokale. Drejtuesi tregon se bilanci mund të jetë edhe më negativ ngase është raportuar deri tani, raporton Top Channel.

Të tre shpërthimet kamikaze kanë ndodhur në një fshat në Madarare.