Të paktën 9 policë kanë humbur jetën sipas vlerësimeve të para në sulmin terrorist të ndodhur në krahinën Jendouba në veri të Tunizisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Tunizisë, forcat e sigurisë me detyrë në Njësitë e Gardës Kombëtare të Ministrisë së Brendshme, ishin shënjestër e sulmit terrorist në rajonin Gar ed-Dima të krahinës Jendouba.
Ndaj dy automjeteve ku ndodheshin pjesëtarët e forcave të sigurisë është kryer një sulm me bombë në një rajon malor në afërsi me kufirin e Algjerisë. Theksohet se pas kësaj një grup i armatosur ka hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë. Sipas vlerësimeve të para të paktën 9 pjesëtarë të sigurisë kanë humbur jetën.
Tunizia në vitet 2015-2016 ishte skenë e shumë sulmeve terroriste ku humbën jetën turistë të huaj dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë.