Philip Frenzel, një student në Universitetin e Aalen në Gjermani ka shpikur ADCASE, një kapak revolucionar elulari që hapet si një airbag sapo të bie pajisja nga dora. Edhe pse nuk ka dalë ende në shitje, shpikja ka fituar çmimin e parë nga Shoqata Gjermane e Mekatronikës, e cila mori në shqyrtim projektet e studentëve nga i gjithë vendi.
Në fillim, Frenzel krijoi një mekanizëm aktivizues me sensorë që dallojnë se kur telefoni është në gjendje të lirë. Por çfarë aktivizon ai? Në fillim studenti mendoi të shpikte një airbag prej vërteti për telefonin. Më pas ai mendoi për një alternativë me bazë shkumën, megjithatë këto dizajnë nuk rezultuan praktike.
Si përfundim, ai mendoi se zgjidhja më e mirë do të ishte diçka e fortë: sustat. Siç duket edhe nga ilustrimet, këto krahë elastikë hapen në ajër dhe janë të vendosur në një mënyrë të tillë që pajisje të mos rrezikohet nga impakti i përplasjes, në çfarëdo pozicioni që mund të bie.
Ai e dizajnoi pajisjen në çdo detaj dhe i prodhoi pjesët me printer 3D. Në total, Philipit dhe ekipit të tij iu deshën rreth dy vite e gjysmë për të krijuar ADCASE. Ata planifikojnë që ta bëjnë të përputhshme për iPhonët më të rinj, duke nisur nga iPhone 6. Për të financuar projektin, ata po përgatiten të nisin një fushatë për mbledhje fondesh./Scan