Stoltenberg: Të përgaditemi për një botë me më shumë raketa ruse

Koha po kalon për të ruajtur pikat kyç të traktatit të raketave me Rusinë, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg për BBC. Z. Stoltenberg premtoi një përgjigje të matur, nëse Rusia nuk përmbush kriteret e marrëveshjes deri në afatin e 2 gushtit.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për një botë … me më shumë raketa ruse,” tha ai.Marrëveshja e nënshkruar nga SHBA-ja dhe BRSS-ja e vitit 1987 ndaluan raketat afatshkurtra dhe të mesme, shkruan Top Channel.

Presidenti Trump njoftoi se SHBA do të pezullojë detyrimet e saj sipas Traktatit të Forcave Bërthamore të Mesme (INF) në shkurt, duke akuzuar Rusinë për shkeljen e kushteve të saj.

Rusia mohoi akuzat dhe njoftoi se ka plane për zhvillimin e sistemeve të reja të armëve.