Stërvitja e NATO-s shqetëson Serbinë. KFOR: Shqiptarët në veri të Kosovës, si aleatë

Prania e 4 ushtarëve shqiptarë në kuadër të KFOR-it, në veri të Kosovës, alarmoi të enjten “Listën Serbe”.

Prania e 4 ushtarëve shqiptarë në kuadër të KFOR-it, në veri të Kosovës, alarmoi të enjten “Listën Serbe”.

Por, forca shumëkombëshe e OKB-së në Kosovë, përmes një deklarate për shtyp konfirmoi se gjendja në veri dhe në të gjithë Kosovën është e qetë, e nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme, shkruan Top Channel.

Pavarësisht thirrjeve të shumta, fatkeqësisht thashethemet e fabrikuara vazhdojnë të qarkullojnë nëpër media, duke shkaktuar shqetësim të pabazuar te popullata.

“KFOR-i konfirmon se gjendja në veri, si dhe në mbarë Kosovën, është absolutisht nën kontroll dhe nuk ka asnjë shenjë apo dëshmi për trazira apo dhunë të mundshme”, thuhet në deklaratë.

KFOR-i sqaroi se nuk bëhet fjalë aspak për një provokim, por thjesht për një stërvitje të përbashkët dhe theksoi se prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk duhet të habisë askënd, pasi Shqipëria është prej 10 vitesh vend anëtar i NATO-s.