Steaua largon Kamer Qakën, mesfushori firmos sërish në Rumani

Vetëm 7 takime ka zgjatur aventura e mesfushorit të kombëtares shqiptare Kamer Qaka te gjigandët rumun të Steaua Bucuresht. Kjo pasi mesfushori i talentuar është rikthyer tek skuadra ku shpërtheu, Politehnica Iasi.

“Faleminderit, Kamer Qaka! FCSB njofton se ka arritur një marrëveshje me FC Politehnica Iasi për të transferuar mesfushorin Kamer Qaka. Lojtari shqiptar i moshës 23 vjecare kthehet në klubin ku ai u transferua në fund të sezonit të kaluar pas shtatë ndeshjeve zyrtare për Steaua në këtë sezon “,-thuhet në një njoftim të klubit.

Qaka u transferua në fund të majit te Steaua për 400 000 euro por duket se gjërat nuk kanë shkuar aspak siç ishin parashikuar.