Numri i turistëve që kanë ardhur në qytet në 9 muajt e parë të vitit, është rritur me 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 11 milionë e 342 mijë e 822.
Me 858 mijë turistë vendin e parë e zë Gjermania.
Ky vend ndiqet me radhë nga Irani, Iraku, Rusia, Franca, Arabia Saudite, Anglia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Kuvajti, Jordania, Ukraina, Holanda, Izraeli dhe Turkmenia.
Kurse numri i turistëve të ardhur nga vendet e tjera ishte rreth 5 milionë e 500 mijë. /TRT Shqip