Stamboll, rrëzohet një helikopter ushtarak

Nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në rajonin Sancaktepe të Stambollit kanë rënë dëshmorë 4 ushtarë

 Si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në rajonin Sancaktepe të Stambollit kanë rënë dëshmorë 4 ushtarë dhe është plagosur 1 tjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefekti i Stambollit, Ali Yerlikaya, në lidhje me ngjarjen ka deklaruar se “helikopteri ushtarak që kryente fluturime trajnuese në rajonin Samandıra është rrëzuar për arsye të panjohura. Si pasojë kemi 4 dëshmorë dhe 1 të plagosur”.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se helikopteri ushtarak ka rënë në rrugë pasi është përplasur me çatinë e një ndërtese 4 ketëshe në rajonin Sancaktepe.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe të shëndetësisë, ku theksohet se ekipet janë duke vazhduar punimet e tyre.