Stamboll, koreografi para Ajasofjes me rastin e 15 Korrikut

Gjatë performimit, 100 persona të veshur me bluza të kuqe me gjysmëhënën e bardhë, interpretuan një koreografi gjatë së cilës në mënyrë simbolike u paraqitën Ura e Dëshmorëve të 15 Korrikut, flamuri turk dhe harta e Turqisë

Me rastin e përvjetorit të katërt të 15 korrikut 2016, ditës kur anëtarët e organizatës terroriste FETO tentuan të kryenin grusht shteti në Turqi, në sheshin e Ajasofjes në Stamboll u interpretua një koreografi e veçantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë performimit, 100 persona të veshur me bluza të kuqe me gjysmëhënën e bardhë, interpretuan një koreografi gjatë së cilës në mënyrë simbolike u paraqitën Ura e Dëshmorëve të 15 Korrikut, flamuri turk dhe harta e Turqisë.

Gjithashtu u paraqitën mesazhe si “Një komb, një flamur, një shtet”, “Mos harro 15 Korrikun” dhe “15 Korriku, fitorja e demokracisë”.