Stamboll, gazetari amerikan Andre Vltchek gjendet i vdekur

Prokuroria e Stambollit ka nisur hetimet lidhur me rastin

Gazetari amerikan Andre Vltchek u gjet i vdekur në një automjet në lagjen Karaköy të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari Andre Vltchek dhe gruaja e tij Rossie Indira Vltchek arritën në një hotel në Karaköy mëngjesin e sotëm nga Samsuni.

Pas mbërritjes në hotel, gruaja e tij vuri re se Vltchek nuk po lëvizte, për të cilën ajo informoi shërbimet shëndetësore.

Gjatë ekzaminimit të bërë nga ekipet mjekësore që erdhën në vendin e ngjarjes, u konstatua se Vltchek ka vdekur.

Trupi i Vltchek u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi pas hetimeve në vendin e ngjarjes.

Prokuroria e Stambollit ka nisur hetimet lidhur me rastin.