Spektakël dhe gola, Spanja edhe Portugalia e mbyllin në “paqe”

Cristiano Ronaldo shënoi 3 gola në një ndeshje spektakolare dhe i heq nga duart fitoren Spanjës

Mbyllet në barazim 3-3 supersfida e Kupës së Botës mes Portugalisë dhe Spanjës, në një ndeshje ku të dyja skuadra kryesuan, por që pati si protagonist kryesor Cristiano Ronaldo, autor i tre golave. Sulmuesi i Real Madrid vazhdon të shkruajë historinë…

Fernando Hierro debutoi në stolin e spanjollëve, që konfirmohen si favoritë për suksesin përfundimtar në Rusi, pavarësisisht se 48 orë para kësaj sfide u largua trajneri Julien Lopetegui, sepse kishte firmosur paraprakisht me Real Madrid.

Sfida në Sochi në stadiumin impozant Fisht Stadium ku dëgjohej zëri i Era Istrefit para ndeshjes, filloi me atmosferë impozante.

Spanja filloi të krijonte raste të shumta dhe arriti të gjejë golin e barazimit 20 minuta më vonë.

Diego Costa pas një kundërsulmi pranoi topin në zonë për të mashtruar disa lojtarë, e për të lansuar goditjen që la pa opsione portierin portugez për 1-1.

Në fund të pjesës së parë Ronaldo sërish realizoi, teksa Spanja po kërkonte fuqishëm epërsinë.

Një goditje e ulët e fuqishme befasoi De Gean i cili gaboi dhe la për herë të dytë skuadrën e tij në disavantazh. 2-1 për Portugalinë, e goli i dytë i mbrëmjes për Ronaldon.

Diego Costa pas një topi të Busquetsit shënoi nga afërsia për 2-2 (55′) dhe vetëm tri minuta më vonë me një volej fantastik Nacho la të shtangur portierin portugez për 3-2.

Spanja riktheu epërsinë në mënyrë të stuhishme, kurse sulmet e dy skudrave vazhduan deri në fund të takimit, kur edhe Portugalia gjeti barazimin.

Ronaldo nga gjuajtja e lirë (88′) arriti të fotografojë sërish De Gean për të realizuar për 3-3 dhe barazimin e rezultatit. Gol i çmendur për hetrikun e portugezit.

Pas ndeshjeve të para Irani ka kryesimin në Grupin B me tri pikë, kurse Spanja dhe Portugalia pasojnë me nga një pikë. Maroku s’ka pikë.