Spanjë, vdes si pasojë e aksidentit ish-futbollisti Reyes

Futbolli spanjoll është në zi. Në moshën 35-vjeçare është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur mesfushori Jose Antonio Reyes, pas një aksidenti tragjik paraditen e kësaj të shtune.

Futbolli spanjoll është në zi. Në moshën 35-vjeçare është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur mesfushori Jose Antonio Reyes, pas një aksidenti tragjik paraditen e kësaj të shtune.

Lajmi i hidhur u bë i ditur nga klubi i Sevillas nëpërmjet platformave të saj sociale. Mësohet se Jose Antonio Reyes ishte duke udhëtuar nga Sevilla në Utrera, kur makina e tij doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, raporton Top Channel.

Në momentin e aksidentit, në mjet ndodheshin futbollisti e kushëriri i tij 23-vjeçar, që humbën jetën, si dhe një person i tretë, i cili ka marrë plagë të rënda, me djegie në 60% të trupit.

Gjatë karrierës së tij, Jose Antonio Reyes është aktivizuar me klube si Sevilla, Atletico Madrid e Real Madrid në Spanjë; Arsenal në Premier League dhe Benfica në Portugali. Vitin e kaluar, ai u aktivizua në kategorinë e dytë kineze, për t’u kthyer në Spanjë tek Extremadura, skuadër e kategorisë së dytë.