SPANJË – Sanchez dhe Merkel dakord për të mbështetur Marokun për çështjen migratore

Drejtuesi i ri spanjoll, Pedro Sanchez dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel shfaqën dje në Spanjë optimizëm për çështjen migratore dhe kërkuan që Maroku të përfitonte një mbështetje më të madhe europiane si vend i origjinës dhe tranzitit të imigrantëve.

Drejtuesi i ri spanjoll, Pedro Sanchez dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel shfaqën dje në Spanjë optimizëm për çështjen migratore dhe kërkuan që Maroku të përfitonte një mbështetje më të madhe europiane si vend i origjinës dhe tranzitit të imigrantëve.

Takimi i tyre u zhvillua në Andaluzi, ndërkohë që Spanja është kthyer këtë vit në portën e parë të hyrjes në Europë, nëpërmjet detit, për migrantët klandestinë, para Italisë dhe Greqisë.

“Rreth 14 kilometra ndajnë brigjet e Spanjës dhe rrjedhimisht të Europës nga ato të veriut të Afrikës, por ka një distancë (…) shumë të madhe përsa i përket zhvillimit”, deklaroi kryeministri spanjoll, socialisti, Pedro Sanchez.

“Reduktimi i pabarazisë së thellë duhet të jetë një nga detyrat kryesore të Bashkimit Europian”, theksoi ai.

Dy drejtuesit kanë rënë dakord për intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit me vendet e origjinës dhe tranzitit dhe kryesisht me Marokun.

“Ne jemi në diskutime me Komisionin Europian për zhbllokimin e një sërë burimesh ekonomike që mundësojnë për Marokun (…) të jetë më efikas në kontrollin e kufijtë të tij, për nisjes e anijeve drejt brigjeve spanjolle”, theksoi Sanchez.

Sipas një komunikate të publikuar nga Madridi, Sanchez dhe Merkel kanë rënë dakord për t’i përcjellë Komisionit Europian nevojën për një përfshirje më të madhe financiare në Fondin Europian të Mirëbesimit për Afrikën, nga ku vijnë fondet e destinuara specifikisht për Marokun për kontrollin e kufijve.

Merkel kujtoi se Gjermania kishte dhënë kontributin e saj për këtë fond për Tunizinë dhe Marokun sepse ato kanë nevojë për një mbështetje përsa i përket sigurisë kufitare dhe bashkëpunimit për zhvillim./atagov