Spanjë, rreth 500 migrantë shpëtohen në det brenda një dite

Shërbimet spanjolle të shpëtimit njoftuan sot se shpëtuan brenda një dite të vetme në Mesdhe rreth 500 migrantë në përpjekje për t’iu afruar brigjeve spanjolle.

Shërbimet spanjolle të shpëtimit njoftuan sot se shpëtuan brenda një dite të vetme në Mesdhe rreth 500 migrantë në përpjekje për t’iu afruar brigjeve spanjolle.

Shërbimi publik i shpëtimit në det njoftoi me anë të një postimi në Twitter se 484 persona u shpëtuan në ngushticën e Gjibraltarit dhe në Detin Alboran, që ndan Spanjën nga Maroku.

Sipas një raporti të Organizatës Ndërkombëtare për migrantët (ONM) që mban datën e 18 korrik, 18 653 migrantëve kanë mbërritur në Spanjë nga deti që prej fillimit të vitit, raporton ATSH.

Migrantët janë kryesisht me origjinë nga Afrika sub-sahariane , Guinea, Mali, Mauritania si dhe Maroku.