Spanjë, grevë e sindikatës së vozitësve të metrosë

Sindikata e vozitësve të metrosë në Madrid njoftoi se greva ka filluar për arsye sigurie që ka sjellë mungesa e personelit dhe për atë se marrëveshja kolektive nuk është përmbushur në tërësi

Në Madrid të Spanjës ka filluar greva dhjetë ditëshe e vozitësve të metrosë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sindikata e vozitësve të metrosë në Madrid njoftoi se greva ka filluar për arsye sigurie që ka sjellë mungesa e personelit dhe për atë se marrëveshja kolektive nuk është përmbushur në tërësi.

Greva ndërlidhet me nëntë prej 12 linjave të metrosë, ndërsa komunikacioni me vështirësi rrjedhë në periudhën mes orës 06:05 dhe 9:00, gjegjësisht 17 dhe 22:30.

Kompania e cila është përgjegjëse për linjën e metros në Madrid, njoftoi se ofrimi i shërbimeve është vënë në minimum, ndërsa turma njerëzish janë regjistruar në shumë stacione të metrosë në mbarë vendin.

Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje, greva do të zgjasë deri më 20 dhjetor, me përjashtim të fundjavave.