Spanja tërheq kerkesën për ekstradimin e ish liderit katalonjas Puigdemont

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Spanjës erdhi pas vendimit të marrë më 12 korrik në lidhje me Puigdemont nga Gjykata e Lartë e rajonit Schleswig-Holstein të Gjermanisë

Gjykata e Lartë e Spanjës tërhoqi kërkesën për ekstradimin për ish-liderin e Administratës Autonome të Katalonjës, Carles Puigdemont dhe për 6 anëtarët tjerë të qeverisë së mëparshme katalonjase, që udhëhoqën nismat pro-pavarësisë në Katalonjë dhe të cilët u larguan ng vendi për shkak të akuzave ndaj tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i Gjykatës së Lartë të Spanjës erdhi pas vendimit të marrë më 12 korrik në lidhje me Puigdemont nga Gjykata e Lartë e rajonit Schleswig-Holstein të Gjermanisë.

Gjykata gjermane mori vendimin për ekstradimin e Puigdemont vetëm me akuzën se “ka keqpërdorur burimet publike” dhe jo me akuzën “rebelim ndaj shtetit” ashtu sikurse paraqitej në kërkesën themelore të Spanjës.