SPAK lëshon 11 urdhër-arreste për inceneratorët, 5 në pranga

Me urdhër të SPAK janë arrestuar 5 persona për inceneratorët, ndërkohë që në total janë lëshuar 11 urdhër-arreste. 5 prej personave në kërkim aktualisht ndodhen jashtë vendit.

Operacioni është duke u kryer nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Operacionalja.

Personat që janë gjetur në shkelje akuzohen për veprime fiktive, shmangie të TVSH-së dhe shpërdorim detyre për 2 inceneratorët, të Fierit dhe Elbasanit.

Euronews Albania mëson mes personave që janë lëshuar urdhër-arreste është edhe biznesmeni Mirel Mërtiri, për të cilin është marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Mertiri është bashkëshorti i Stela Gugalljas, përfaqesuese e kompanisë përfituese gjithashtu e shpallur në kerkim për aferën e inceneratorëve.

Ndërkohë mes persona që janë arrestuar është edhe biznesmeni me iniciale A.D, i cili ka përfituar në menyrë të parregullt përmes një firme konsulence.

Nuk përjashtohet mundësia që të jenë përfshirë zyrtarë, për të cilët mund të jenë lëshuar urdhër-arreste.