Kreu i Partisë së Demokratëve në Greqi, Andreas Lloverdhos, i shoqeruar nga kreu i PBDNj-së Vangjel Dule sapo ka mberritur ne I. E. V . P Fier (paraburgimin e Fierit), ku do të takohen me ish- kandidatin për bashkinë e Himarës, Fredi Belerin.
Beleri u dënua me 2 vite e 6 muaj burg nga SPAK, pasi akuzohet për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit.
Çështja e Belerit ka rritur tensionet mes Shqipërisë e Greqisë, pasi Athina zyrtare e kundërshton vendimin për Belerin, duke e quajtur shkelje të të drejtave.
Edhe Beleri dhe opozita në Shqipëri kanë qenë kategorikisht kundër vendimit për Belerin, duke e quajtur çështjen tërësisht politike dhe duke sulmuar kryeministrin Edi Rama si “arkitekt” i kësaj çështjeje.