Sot provimi i matematikës për maturën shtetërore!

Rreth 32 mijë maturantë do të ulen në bankat e shkollës për zhvilluar testin e matematikës.

Provimi nuk do të zgjasë 2 orë, siç ndodhi me Letërsinë, por 2 orë e 30 minuta, duke u plotësuar kështu një nga kërkesat e maturantëve.

Menjëherë, pas përfundimit të provimit, ato kanë paralajmëruar protestë, ku kërkojnë rivlerësimin e provimit të gjuhën Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre testi ka pasur shumë pasaktësi, ku pyetjet ishin të formuluara gabim.

Pyetja që ngjalli më shumë pakënaqësi e që bëri që maturantët të ngriheshin në protestë ishte pyetja e famshme “Çfarë bëri Turi”, por edhe përfshirja e shkrimtarit Lasgush Poradeci, i cilësuar prej tyre si shumë filozofik dhe i vështirë për brezin e tyre.

Por në një kohë që maturantët protestojnë prej 3 ditësh, ministrja Besa Shahini i ka cilësuar këto si protestat të stër-politizuara, e ndërsa duke u ndalur tek përmbajtja e testit, ajo tha se nuk kishin qëllim që të testonin vetëm njohuritë, por edhe aftësitë për t’i vënë ato në jetë.

Ndërkohë me 18 qershor maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit të lëndës me zgjedhje.