Sot është 29 Tetor, Dita e Republikës së Turqisë

Ashtu si çdo vit në vend dhe në Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe përfaqësitë diplomatike jashtë vendit me ceremoni të ndryshme kremtohet 95-vjetori i shpalljes së Republikës së Turqisë.

29 Tetori është festë kombëtare, e cila kremtohet çdo vit në Turqi, Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit në shenjë të shpalljes së Republikës nga ana e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë më 29 Tetor 1923.

Ashtu si çdo vit në vend dhe në Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe përfaqësitë diplomatike jashtë vendit me ceremoni të ndryshme kremtohet 95-vjetori i shpalljes së Republikës së Turqisë.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan me rastin e festës së 29 Tetorit do të vizitojë mauzoleun e Ataturkut, ndërsa më pas me rastin e festës do të mirëpret mysafirët në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Ndërkaq në mbrëmje Presidenti Erdogan në Stamboll do të përurojë aeroportin më të madh në botë dhe do të organizojë një pritje me rastin e festës./TRT