Ole Gunnar Solskjaer, vazhdon të befasojë me arritjet që nga angazhimi në cilësi të trajnerit në Manchester United në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Megjithëse ka dhjetë ndeshje rresht pa një humbje, trajneri norvegjez është i vetëdijshëm se është sjellë në klub si trajneri i përkohshëm, për çka nuk është i ngarkuar nëse në fund të sezonit do të nënshkruaj kontratë afatgjate me klubin në të cilin u bë i njohur si lojtar.
Përkundrazi, ai thotë se është i ngarkuar vetëm me ndodhitë e tanishme në klub, dhe të përmbush detyrën për të cilën është sjellë, të përmirësojë atmosferën në klubin nga Old Trafford.
“Nuk ka të bëjë nëse do të qëndroj ose jo. Sigurisht, Manchester United është vendi ku dëshiron të jesh, të gjithë duan të jenë këtu, megjithatë, përshkrimi i detyrës sime është që deri në verë të bëjë ekipin të mund të luaj një stil të caktuar dhe të përmirësoj gjendjen shpirtërore, dhe sigurisht duke bërë rezultate të mira”, thotë Solskjaer.
Ai shtoi se të qenurit i ndarë nga familja është një gjë e vështirë, por thotë se kjo është sfida që kishte pranuar.
“Tani luajmë me Fulhamin, ku na duhen tre pikë për të hyrë në katër vendet e para. Pastaj vjen ndeshje me Paris Saint-Germain dhe Chelsea, të gjitha janë shumë sfiduese. Është fantastike”, tha norvegjezi.
Që nga ardhja e tij në stolin e Unitedit, “djajtë e kuq” kanë nëntë fitore dhe një barazim në Premier Ligë dhe në FA kupë.