Skrapar, dëmton makinën e policisë, arrestohet 44-vjeçari në Skrapar

Policia e Skraparit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili në gjendje të dehur ka dëmtuar një automjet policie.

Policia e Skraparit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili në gjendje të dehur ka dëmtuar një automjet policie.

Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Hamit Duro.

Sipas policisë, 44-vjeçari ka dëmtuar mjetin e policisë tip “Volkswagen” që ishte i parkuar, ndërsa ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të shmangur shoqërimin.