Skënderbeu nuk ndalet, firmos sulmuesi shkodran

Kishte dy javë që ishte bërë pjesë e skuadrës së Skënderbeut, por periudha e provës ka qenë më e gjatë nga sa është menduar. Por, sot, Belajdi Pusi ka firmosur kontratën me klubin korçar, aty ku synon që të jap më të mirën nga vlerat e tij, duke qenë se në qytetin ku lindi si futbollist Shkodër nuk e pati asnjëherë mundësinë që të tregoj vlerat më të mira.

Nga sot, sulmuesi shtatlartë me perspektivë, që shihej nga të gjithë si talent, por që nuk kishte vlerësimin e duhur në radhët e klubit kuqeblu do të jetë zyrtarisht korçar dhe shpreson që të luajë që në sfidën e radhës që korçarët kanë në kampionat me skuadrën e Laçit në transfertë.

Me shumë gjasa edhe Esien që ka ditë që është nën urdhrat e trajnerit daja pritet që të firmosë dhe ndoshta mund të huazohet në ndonjë ekip të elitës, apo në Kategorinë e Parë, duke qenë se ganezi është një lojtar me perspektiv./VipSport/