Skënderbeu fundos Kastriotin, Tirana rikthehet te fitorja

Skënderbeu “i nxjerr dufin” Kastriotit, Tirana fut në krizë Teutën...

Rezultatet e javës së 29-të ee Kategorisë Superiore duket se do të jenë përcaktuese edhe për verdiktet përfundimtare të sezoni.

Kështu, fitorja e Flamurtarit ndaj Kukësit i “siguron” në njëfarë mënyrë titullin Partizanit, ndërsa rezultatet në dy sfidat përmbyllëse të javës ia bëjnë shumë më të vështirë Kastriotit qëndrimin në elitë.

Skënderbeu fitoi thellë 4-0 me krutanët, ndërsa Tirana mori tri pikë me shumë vlerë për mbijetesën në “Niko Dovana”, pasi iu imponua 1-3 Teutës, e cila duket se ka humbur busullën në këtë pjesë të fundit të sezonit.

Në Korçë vendasit kishin “hesape” për të larë, ndaj japin më të mirën në fushë për të fituar. Në minutën e 15-të shënoi Gjergji Muzaka, por “tërbimi” i bardhekuqve do të shfaqej në fraksionin e dytë, ku e gjetën rrugën e rrjetës Oto John dhe dy herë Krasniqi.

SKËNDERBEU 4 – 0   KASTRIOTI

Shënues: Muzaka 14′, Oto Xhon 76′, Krasniqi 78′, 85′

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Kaba Sambou, Radas, Abazi, Dita, Sibo, Muzaka, Pervan, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Okebugui, Çela, Ndreca, Shehu, H. Marku, H. Marku, Bardhi, Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Nuri Rrapaj, Redian Dobruna, Enea Jorgji

Nga ana tjetër, skuadra e Teutës i është larguar edhe më shumë zonës së Europës, pasi me këtë disfatë, ka zbritur në vendin e pestë, duke u parakaluar edhe nga korçarët.

Bardheblutë kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 41’ me Oduamadi, që ka finalizuar në mënyrë preçize një shërbim perefekt të nisur nga gjysmëfusha bardheblu.

Në të 65’ 24 herë kampionët kanë dyfishuar me golashënuesin e tyre më të mirë, Hasani, që pas shërbimit të Cobbina, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë 2-0.

Durrsakët dhanë një sinjal sikur do të rihapnin ndeshjen kur në të 72’ Kamara ngushtoi rezultaitn në 1-2, por ishte thjeshtë një alarm flas, pasi Karabeci ka mbyllur gjithçka në të 75’ kur ka realizuar një gol fantastik nga jashtë zone, pas shërbimit të Sentamu 1-3.