Sisi dhe Abbas diskutojnë për çështjen palestineze

Abbas, në bisedë duke vlerësuar mbështetjen e Egjiptit për kauzën palestineze, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në lidhje me këtë çështje

Presidenti i Egjiptit Abdulfettah es Sisi dhe Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, u takuan në qytetin egjiptian Sharm el-Sheikh dhe diskutuan për çështjen palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA, në lajmin e saj raportoi se dy liderët u takuan përpara “Konferencës Botërore të Rinisë” në Sharm el-Sheikh, ndërsa Sisi ka përsëritur mbështetjen e Egjiptit për kauzën palestineze.

Ndërsa sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, Sisi dhe Abbas diskutuan për zhvillimet e fundit në rajon dhe rreziqet që ka hasur kohët e fundit çështja palestineze.

Abbas, në bisedë duke vlerësuar mbështetjen e Egjiptit për kauzën palestineze, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në lidhje me këtë çështje.

Në takim morën pjesë gjithashtu edhe ministri i Jashtëm i Egjiptit, Samih Shukri, kryetari i njësisë së përgjithshme të inteligjencës, Abbas Kamil, drejtori i zyrës së Sisit, Muhsin Abdunnebi dhe zëdhënësi zyrtar i presidencës, Besim Rıda.

Ndërsa në delegacionin palestinez, morën pjesë anëtar i Bordit të Organizatës së Çlirimit të Palestinës, Azzam al-Ahmed, kryetari i Bordit të Çështjeve Civile të Lëvizjes Fatah, Mexhdi al-Khalidi dhe ambasadori palestinez në Egjipt, Diab Allouh.