Siri, regjimi pohon se ka qenë objektiv i sulmeve të forcave të koalicionit

Pjestarët e regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Asad pohojnë se pozicionet e tyre në Deir ez-Zor kanë qenë objektiv i sulmeve të forcave të koalicionit të kryesuar nga SHBA

Pjesëtarët e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, pohojnë se pozicionet e tyre në qytetin Deir ez-Zor kanë qenë objektiv i sulmeve të forcave të koalicionit të kryesuar nga SHBA-të, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia proregjimit e lajmeve SANA lajmëroi se avionë të forcave të koalicionit mbrëmë sulmuan pozicione të regjimit në Deir ez-Zor.

Në lajmet, mes tjerash, thuhet se është qëlluar pika në vendin Hiri, në qytetin Al-Bukamal dhe se regjimi ka pësuar humbje.

Pjesa veriore e qytetit Deir ez-Zor i pasur me energjenca, me operacionin të cilin e mbështetën edhe SHBA-të në shtator të vitit të kaluar, u mor nën kontroll të organizatës terroriste YPG/PKK.

Jugu qeveriset nga kontrolli i forcave të regjimit, ndërsa organizata terroriste DEASH është e pranishme në dy pjesë të shkëputura.