Si të përfitojnë rimbursimin shqiptarët që Covid-in po e kalojnë në banesë

Forma e rimbursimit të paketës përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka sqaruar qytetarët e prekur nga Covid që sëmundjen po e kalojnë në banesë. Për të përfituar rimbursimin e barnave për Covid, Manastirliu thotë se qytetarët duhet të kontaktojnë mjekun e familjes. Kush nuk ka një mjek familje, atëherë mund të komunikojë në linjën e gjelbër si më poshtë për të përfituar rimbursimin.

Mesazhi i Manastirliut:

#COVID19

Qeveria rimburson #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me COVID19.

Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.

Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjë e gjelbër 📞0800 40 40 për ta mësuar.

Forma e rimbursimit të paketës përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Kështu vlera e rimbursimit për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 16 mijë e 50 lekë të vjetra.

Ndërsa vlera e rimbursimit për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 109 mijë lekë të vjetra.